Çfarë Bëjmë
Grafikë dhe përmirësim i eksperiencës së vizitorëve
Grafika dhe eksperienca e mirë e vizitorëve janë pika kritike për një faqe interneti të suksesshme dhe ne këtë e dijmë shumë mirë. Çdo projekt është një sfidë e re për t'i dhënë pamje sa më unike, të këndshme dhe lehtësisht të përdorshme nga vizitorët. Për më tepër, punojmë ngushtë me klientët për të përcaktuar elementët e rëndësishëm grafikë dhe informativë, që fokusi i vizitorëve të jetë sa më i përqendruar dhe të drejtohet në seksionet e duhura. Nuk bëjmë asnjë hap më tutje pa marrë fillimisht aprovimin e plotë të klientit mbi pamjen e përgjithshme dhe elementët dytësorë grafikë.
Aplikacione web dhe Sisteme Menanxhimi të personalizuar
Me përmirësimin e teknikave të programimit, sigurisë dhe nga vetë natyra e hapur e internetit, aplikacionet web, në pjesën e madhe të rasteve janë ide më e mirë se një aplikacion standart për desktop. Më e rëndësishmja është se një aplikacion web mund të krijohet me të njëjtin potencial si një alternativë desktop, pa kursyer në opsione, por me avantazhin e aksesueshmërisë nga çdo kompjuter në glob me akses interneti dhe pa nevojën e instalimit. Ne mund të krijojmë praktikisht gjithçka, qofshin ato Sisteme per Menaxhimin e Përmbajtjes (CMS) për faqe të vogla, deri në aplikacione web për nivele korporatash.
Marketing në Internet dhe Optimizim për Motorë Kërkimi
Një faqe e tërheqshme grafikisht, sistem i mirë menaxhimi dhe përmbajtje interesante janë praktikisht gjithçka duhet për të tërhequr vizitorin. Problemi është ku të gjenden këta vizitorë? Këtu hyjmë në lojë ne, duke ofruar shërbime marketingu në internet dhe optimizim për motorë kërkimi që janë të sigurta t'i japin moment faqes tuaj. Mendoni shërbime si:
- Optimizim i brendshëm i faqeve për motorë kerkimi
- Konsulencë në shkrimin e artikujve për të synuar fjalë kyçe specifike
- Ndërtimi i lidhjeve nga faqe të tjera
- Fushata PPC
- Fushata njoftimi me e-mail
- Strategji reklamimi në media sociale
Konsulencë rrjeti dhe administrim serverash
Krahas shërbimeve web, kompanisë tuaj mund t'i lindë nevoja të ndërtojë një infrastukture rrjeti të brendshme për të rritur efikasitetin e komunikimit apo ruajtjes së të dhënave. Po mendojmë për ju vetëm disa nga ato që mund t'ju ofrojmë:
- Projektim dhe ndërtim i rrjeteve të brendshëm
- Konsulencë për pajisjet e nevojshme
- Konfigurim, optimizim dhe menaxhim i serverave të brendshëm apo online
- Audit sigurie i rrjetave dhe serverave
- Vënia në punë e sistemeve VOIP
- dhe shumë më tepër...
