Kërkoni Vlerësim Projekti
Dërgoni Formularin
Plotësoni fushat më poshtë dhe zgjidhni opsionet e duhura. Sa më tepër informacion rreth projektit, aq më të saktë do të jemi në vlerësim.
Gjëja e fundit që duam të bëjmë është t'ju humbasim kohë me proçedura të gjata për diçka që realisht mund të kryhet shumë thjeshtë. Duke ju dhënë mundësinë e kërkimit të vlerësimit për një projekt tuajin direkt online, jo vetëm që ju shkurtojmë kohë, por ju japim edhe mundësinë të parashikoni buxhetin tuaj akoma pa filluar. Forma në të djathtë ju prezanton me disa opsione të thjeshta për t'u plotesuar, ku mund të jepni disa të dhëna kyçe rreth projektit tuaj. Pasi t'a kemi vlerësuar, do ju kontaktojmë më tej për t'ju dhënë një ofertë ose për t'ju kërkuar disa informacione më të detajuara nëse do të mendojmë se projekti është ë i komplikuar për t'u vlerësuar me një formë të thjeshtë.
Saktesia e Vlerësimit
Kuptohet që forma e vlerësimit nuk mund të jetë 100% e saktë në të gjitha rastet. Shpesh herë një projekt përfshin shumë më tepër se c'mund të parashikojë një formular, mund të lindin ide të reja gjatë punes apo e kunderta, te mbivlerësohet. Si rrjedhim, ju keshillojmë t'a përdorni formularin për të marrë një çmim referencë apo për të parashikuar buxhetin, jo si një çmim përfundimtar të projektit.
