Punët / AMG Video Club
      

AMG Video Club
2010 / Vizito Faqen

Rreth Klientit

AMG Video Club është një videotekë në qytetin e Vlorës që ka marrë iniciativën të jetë ndoshta i pari në Shqipëri të ofrojë përmbajtje dixhitale "on-demand", tërësisht online me cilësi dhe standarte të larta.

Çfarë Bëmë

Faqja e AMG Video Club është shumë me tepër se një portal i medias dixhitale. Vizitorëve u ofrohet mundësia të shfletojnë një arkivë me mijëra filma, lojra për disa sisteme, programe dhe muzikë. Abonentët kanë edhe më tepër për të bërë përveç shfletimit të arkivës, me opsione si: rezervimin e filmave online, shkarkimi me një pagesë të ulët i albumeve muzikorë dhe mundësia për të parë filmat online në format HD. Sistemi që e fuqizon këtë faqe është ndërtuar për të plotësuar kërkesat e klientit dhe jo vetëm që menaxhon artikujt në faqe, por edhe gjithçka që ka të bëjë me aktivitetin e videotekës: menaxhimi i artikujve në faqe (filma, lojra, programe dhe muzikë), abonentët, qeratë dhe shitjet, inventarin e magazinës, raporte financiare dhe shumë më tepër. Kemi punuar disa muaj në marrëdhënie të ngushtë me klientin për të konceptuar dhe zhvilluar një sistem, ndoshta me kompleksin që kemi marrë persiper, që vazhdon të rritet masivisht edhe sot.

Shërbimet e Ofruara

  • Grafikë Web
  • HTML, CSS, Javascript
  • Sistem Menaxhimi për faqen në PHP dhe MySQL
  • Sistem Menaxhimi për videotekën në PHP dhe MySQL
  • Administrim i 2 serverave të dedikuar (Linux)
  • Mirembajtje dhe përmirësim i vazhdueshëm
AMG Video ClubAMG Video ClubAMG Video Club