Punët / TheHosting ME
      

TheHosting ME
2011 / Vizito Faqen

Rreth Klientit

TheHosting ME është një kompani hostimi e re, por me siguri me mjaft potencial. Edhe pse tregu i hostimit është mjaft i populluar, me çmimet shumë të lira dhe cilësinë e përgjithshme që ofrojnë, nuk është çudi t'ja dalin mirë.

Çfarë Bëmë

Projekti ishte paksa unik në llojin e tij. Së pari punuam për një industri (si ajo e hostimit) që nuk e kishim prekur akoma dhe së dyti sepse klienti ishte aq i informuar rreth webit sa të japte edhe sugjerime teknike. Puna u nda në disa faza, ku secila ishte kyçe. Fillimisht krijuam një koncept grafik për faqen, ku qëllimi ishte eleganca dhe thjeshtësimi maksimal i eksperiencës së vizitorit. Më pas programuam një Sistem Menaxhimi për të gjitha informacionet e faqes, përfshi ketu: paketat e hostimit në disa kategori, lajmet, dëshmite (testimonials), bazën e njohurive (knowledge base), etj - me një strukturë të tillë që lejon përkthimet e çdo informacioni në një numër [teorikisht] t√ pafundëm gjuhësh. Së fundmi, dizenjuam edhe pjesën grafike të sistemit për menaxhimin e klientëve (WHMCS) për t'a përshtatur me pamjen dhe nivelin e përdorueshmërisë së pjesës tjetër të faqes.

Shërbimet e Ofruara

  • Grafikë Web
  • HTML, CSS, Javascript
  • Sistem Menaxhimi në PHP dhe MySQL
  • Grafikë për sistemin WHMCS
TheHosting METheHosting METheHosting METheHosting ME