Punët / Tirana Shopping
      

Tirana Shopping
2012 / Vizito Faqen

Rreth Klientit

Tirana Shopping është një projekt personal që ka për qëllim të kthehet në një direktori unike për bizneset në Tiranë. Çdo aktivitet (dyqan) shfaqet me informacione të detajuara mbi aktivitetin dhe produktet që ofrojnë. Në krah, mund të pasqyrojnë oferta dhe kupona për vizitorët e faqes.

Çfarë Bëmë

Duke qenë një faqe e madhe dhe me potencial për numër të madh vizitorësh, zgjidhjet e dhëna ishim të mirë-menduara. Fillimisht krijuam një mini-framework për PHP të dedikuar për arkitekturën e faqes, që të thjeshtësone zhvillimin fillestar dhe sidomos atë të mëtejshëm. Paneli i menaxhimit u ndërtua nga zero me opsione për të automatizuar punën dhe i tillë që të kërkojë ndërhyrje minimale për menaxhimin e planeve të reklamimit. Nga ana tjetër, faqja është ndërtuar që të jetë e thjeshtë të përdoret dhe informacionet shfaqen te mirë-strukturuara për të ulur kohën e skanimit (me sy) nga vizitorët. Kjo shoqërohet edhe nga opsionet e shumta për të filtruar rezultatet.

Shërbimet e Ofruara

  • Grafikë Web
  • HTML, CSS, Javascript
  • Sistem Menaxhimi në PHP dhe MySQL
  • Optimizim për Motorë Kërkimi dhe Media Sociale
  • Fushatë Marketingu Online
Tirana ShoppingTirana ShoppingTirana ShoppingTirana Shopping