Punësim
Pozicionet e Hapura
Na vjen keq, por për momentin nuk po kërkojmë staf. Megjithatë, ngarkoni CV-në në formën e mëposhtme, të cilen do e marrim parasysh në momentin e parë që hapim një pozicion.
Si një studio e vogël dhe e apasionuar pas punës që bëjmë, jemi në kërkim të personave të talentuar dhe që ndajnë të njëjtin pasion me ne. Nga eksperienca, t'i gjesh këta persona nuk është e lehtë, por nëse e bëjmë, i ruajmë si të ishin gurë të çmuar.
Pse të punosh tek Laboratori?
Sepse do të keni mundësi të punoni me njerëz që kanë vite eksperiencë, miqësorë, pa komplekse dhe që nuk e kanë fare problem të ndajnë njohuritë. Shkëmbimi i informacionit dhe puna e bazuar rreptësisht në ekip është një nga pikat tona më të forta. Gjithashtu, projektet që marrim janë shumë shpesh sfida të cilat është bukur t'i zgjidhësh; fundja pa sfida ç'kuptim do të kishte jeta.
Aplikimi
Vendet e hapura të punës do të afishohen në kahun e djathtë të kesaj faqe, së bashku me detajet dhe mundesinë për të aplikuar. Nëse nuk ka asnjë pozicion të hapur, sërish mund të përdorni formën e ngarkimit të CV-së për t'a ruajtur në databazën tonë. Preferojmë që në CV të keni edhe një listë (adresë web nëse është e mundur) të punevë tuaja.
