Rreth Laboratorit

Njihuni me ekipin

Fadion Dashi Fadion Dashi
Grafist dhe Programues
Facebook Twitter
Elona Berberi Elona Berberi
Menaxhuese Projektesh
Facebook Twitter
Egi Konomi Egi Konomi
Administrator Sistemi
Facebook Twitter

Laboratori nuk është asgjë më tepër se një studio e vogël, me një ekip të vogël. Do ishte e kotë të prezantohemi si një agjensi e madhe për t'a shitur veten më "shtrenjtë", por që do të kishte efektin anësor e nisjes me gënjeshtra. Në të vërtetë, ne jemi një ekip i përbërë nga tre persona të apasionuar çmendurisht pas teknologjisë dhe veçanërisht ndaj internetit, që po përpiqemi të sjellim risi në këtë treg të vështirë, por edhe shumë interesant në të njëjtën kohë.

Puna jonë shtrihet në disa vjet dhe nën emra të ndryshëm. Kemi eksperimentuar secili me projekte personale deri sa arritëm të mblidhemi e të "flasim" një gjuhë. Gjatë kësaj kohe kemi punuar me çdo kategori të mundshme klientësh dhe me modesti, në një farë mënyre, jemi krenar për ato që kemi krijuar. Më e rëndësishmja është se një pjesë e konsiderueshme e këtyre klienteve janë rikthyer me një apo edhe më shume projekte të tjera, gjë që vërtetë na stimulon edhe më tepër të mos i lëvizim as me një gram më pak standartet që kemi krijuar.

Të zgjatemi akoma me histori do të ishte e mërzitshme. Hidhini nje sy Çfarë Bëjmë dhe sidomos Punëve për të na njohur nga ato që bëjmë dhe jo ato që themi. Nëse në fund do të vendosni se projektin aq të rëndësishëm për ju mund t'a realizojmë ne, përdorni Kontaktet apo Kërkoni vlerësim projekti.

Pse Emri "Laboratori"?

Në Shqip, kur permend fjalën "laborator" vetë arsyeja të çon të mendosh për një mjedis mjeksor. Në të vërtetë, përkufizimi i parë i fjalës flet për një mjedis ku zhvillohen kërkime dhe eksperimentime shkencore. Kështu na pëlqen edhe ne t'a quajmë veten, edhe pse ajo që bëjmë është larg shpëtimit të jetës së njerëzve, matjeve sizmologjike apo çfarë do që ka të bëjë me shkencën. Për të shtuar, jemi shumë konkretë në gjithçka që bëjmë dhe kjo reflektohet edhe në zgjedhjen e emrit. Nuk do të na pëlqente aspak ndonjë emër abstrakt që nuk përkufizon asgjë dhe do të ishte i vështirë t'u mbante mend nga të tjerët.